Veliaj inspekton projektin për ndërtimin e varrezave murale në Sharrë
Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 05 May 2017
Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit pilot për varrezat murale, duke i dhënë zgjidhje problemit disavjeçar të mungesës së hapësirave.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e varrezave të para murale për 438 vende të reja, por njëkohësisht ka nisur punën për rehabilitimin tërësor të varrezave të Sharrës dhe rindërtimin e rrugës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në Sharrë dhe theksoi se zonës po i kthehet dinjiteti i munguar prej vitesh.
“Po fillojmë një projekt të ri në varrezat e Sharrës, e cila ka qenë një problematikë të mbartur ndër vite. Madje, gjatë administratës së shkuar kemi patur disa raste çnjerëzore, ku njerëzit janë varrosur edhe në gjurmën e rrugës dhe rrugicave sepse nuk ka patur hapësirë.
Nuk është aspak dinjitoze që në qytet të moes gjendej hapësirë për të sistemuar ata që nuk jetojnë më banesën e tyre të fundit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Si zgjidhje e problemit vjen projekti i varrezave murale. Objekti është ndërtuar në forme “U”-je dhe siguron jo vetëm një shfrytëzim më të mirë të hapësirave, por edhe krijimin e mjediseve më të mira për vizitorët.
“Së pari, kemi shpronësuar mjaftueshëm për të pasur rezerva për varreza në të ardhmen. Së dyti, po fillojmë një proces transformimi të të gjithë hapësirës, siç kemi bërë në Tufinë, ku kemi sistemuar të gjitha rrugët e brendshme, e kemi gjelbëruar, kemi shtuar ndriçimin, e kemi asfaltuar dhe rregulluar kanalizimet.
Detyra e bashkisë nuk është të administrojë vetëm jetët e atyre që jetojnë në Tiranën urbane dhe që janë gjallë, por sigurisht si një institucion që e shoqëron njeriun nga çeku i bebes e deri në varreza, është në dinjitetin e këtij institucioni që të kujdeset edhe për ata që nuk jetojnë më”, tha Veliaj.
Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve të cilët kanë zënë hapësirat publike me ndërtime pa leje që t’i lirojnë ato vullnetarisht.
“Do t’u kërkoj me shumë dashamirësi të gjithë atyre që kanë zaptuar hapësirë në varreza, t’i lirojnë ato përpara se të vijnë fadromat e bashkisë. Në momentin që vijnë fadromat e bashkisë, nuk do të falet askush që ka zënë një centimetër tokë publike nga varrezat publike të prindërve dhe të gjyshërve tanë në Sharrë. Ndaj, kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve për të liruar hapësirat”, tha ai.
Fillimisht, projekti i varrezave murale do të pilotohet me zhvendosjen e varreve të ushtarëve të para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të vijuar me varrezat mbi 40-vjeçare. “Kemi mbi 600 kërkesa për t’u transferuar në varrezat murale. Po fillojmë me 438 vendet e para, mandej do të vazhdojmë me shtrirjen e projektit.
Sipas ligjit, minimumi është 15 vjet, megjithatë duke qenë se kemi varre të braktisura prej 40-50 vitesh, apo si në rastin e ushtarëve italianë mbi 70 vjet, është shumë e rëndësishme që t’i përdorim si një shembull se si në mënyrë estetike, në një vend paqësor, por shumë më kompakt për çështje të hapësirës publike, mund ta trajtojmë me shumë dinjitet e transparencë këtë proces. Shumë qytetarë do ta kuptojnë se kjo është një mënyrë moderne për t’i trajtuar me dinjitet edhe ata që s’jetojnë më, por sigurisht edhe ruajmë tokën që e kemi të nevojshme në të ardhmen”, tha kryebashkiaku.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për lidhjen e varrezave të Sharrës me rrugët ekzistuese në Kombinat.
Rrugët e parashikuara për t’iu nënshtruar rikonstruksionit do të mundësojnë aksesin për në “Sharrë”, e cila është një ndër varrezat kryesore të qytetit të Tiranës.
Ndërhyrja parashikon ndërtimin e rrugëve të brendshme të varrezave dhe ndërtimin e një parkingu. Të gjitha segmentet do të pajisen me ndriçim rrugor dhe me rrjet kanalizimi. /albeu.com

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































