Lajme

Veliaj ‘fiton’ maratonën që organizoi vetë, ia kalon edhe Lorik Canës

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 15 October 2017

Erion Veliaj sot ishte i papërmbajtshëm. Në një formë të shkëlqyer fizike, ai sot ia kaloi edhe Lorik Canës në maratonën 10-kilometërshe, sipas rezultateve të publikuara. Koha që arriti sot, diçka më pak se një orë, ishte përmirësim nga viti i kaluar me disa minuta.

Ndryshe nga Sali Berisha, që verave të qeverisjes së tij thyente rekordet e veta në not, Veliajt sot iu akordua dhe një çmim nga Federata e Atletikës.

-Advertisement-

Por, ne nuk kemi pse të habitemi për këtë sukses të Lali Erit. Fundja, kush është ai përson që fle vetëm katër orë në ditë, del në punë një ditë pas dasmës dhe nuk lë as të dielën pa shkuar në punë?

Çdokush nga ne në Tiranë mund të gjejë një emër, por të gjithë bashkohemi tek Lali Eri.

Pas katër orëve të gjumit të djeshëm dhe maratonës 10-kilometërshe, ‘superheroi’ i Tiranës mbajti dhe një fjalë modeste para pjesëmarrësve.

“Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona.”

Për të gjithë ne që jetojmë një Tiranë ky është një lajm i mirë. Lali Eri ka filluar të personifikojë bashkinë me veten. Superqyteti i Veliajt do të përmirësohet sëbashku me ecurinë e tij fizike.

Duhet përmendur fakti që Lali Eri është ndryshe nga çdo superhero tjetër. Superheronjtë vepronin në qytete plot probleme. Qyteti i Tiranës nuk është i tillë. Mjafton të ndezim televizorin dhe në çdo kanal shfaqen kronikat e Lali Erit. Kronika që për të janë po aq të stisura sa problemet inekzistente të Tiranës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera