Lajme

Vela: Përderisa Vuçiqi po thotë se po “lufton për paqe”, ushtria e Serbisë po rrit aktivitetet në kufirin me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 20 August 2022

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas katër vizitave të paralajmëruara nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që nga fillimi i gushtit në bazat ushtarake pranë kufirit të Kosovës.

Vela, me anë të një postimi në ‘Twitter’ i ka quajtur këto veprime si tentime për destabilizim, që sipas tij, i shkojnë për shtati Rusisë.

“Përderisa Vuçiq po thotë se “po lufton për paqe“, ushtria e Serbisë po rrit aktivitetet në kufirin me Kosovën. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë lajmëroi katër vizita që nga një gushti nëpër baza ushtarake pranë Kosovës, për t’i matur “nivelet e gatishmërisë së tyre”, shkruan Vela.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera