Lajme

Vela: Kuvendi i Serbisë po pret deputetë rusë të sanksionuar nga BE-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 20 April 2023

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka pritur në Kuvendin e saj deputetë rusë të cilët janë të sanksionuar nga Beogradi.

Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, përkundër insistimit të vazhdueshëm të perëndimit.

”Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Serbia ka refuzuar shumë lutje nga BE dhe vendet e saj anëtare për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Përkundrazi, Kryetari i Parlamentit të Serbisë priti deputetët rusë të sanksionuar në Beograd. Fasada duhet të rrëzohet, sanksionet duhet të pasojnë”, ka shkruar Vela në Twitter, të enjten.

-Advertisement-

Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt 2022, gjë që mori reagim nga perëndimi duke i vendosur sanksione Federatës Ruse.

Edhe Kosova ishte nga vendet e para që kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera