Vela: I kërkoj falje Fahri Musliut, mesazhi im kishte qëllim tjetër
Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 04 November 2023
Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një prononcim ka thënë se i kërkon falje gazetarit kosovar Fahri Musliu dhe publikut kosovar, pas reagimeve të shumta rreth një shkrimi të bërë sot ku me tallje ka kërkuar që Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Fahri Musliu.
Vela ka thënë se s’ka arritur të përçojë mesazhin në mënyrë të qartë, kur ka dashur të theksoj absurditetin e çështjeve që lidhen me Vuçiqin dhe qasjen e presidentit serb në raport me Musliun dhe Kosovën.
“I kërkoj falje gazetarit Fahri Musliu dhe publikut, që në përpjekjen time për ta theksuar absurditetin e çështjeve në fokus të presidentit të Serbisë dhe qasjen e tij në raport me z. Musliu dhe me ne, nuk kam arritë ta përqojë mesazhin qartë”, ka thënë Vela për Gazetën Express.
Ai tutje ka thënë se kërkon falje të sinqertë për komentet e tij dhe thotë se s’kanë pasur qëllim ta lëndojnë gazetarin Musliu apo ta lëndojë personalitetin e tij.
“Ju kërkoj ndjesë të sinqertë për komentet e papërshtatshme nga ana ime që gjithsesi nuk e kishin qëllimin ta lëndojnë z.Musliu apo personalitetin e tij. Prandaj i kërkoj falje edhe një herë, sinqerisht!”, ka shtuar ai.
Në fund Vela ka thënë se komenti i tij s’përfaqëson presidencën.
“Shpresoj në mirëkuptimin tuaj dhe ju siguroj që komenti im nuk e përfaqëson Presidencën”, ka përfunduar ai.
Blerim Vela sot gjatë ditës përmes një shkrimi tallës ishte përfshirë në debatin që po bëhet rreth presidentit serb, Aleksander Vucic dhe gazetarit Fahri Musliu. Vela duke komentuar lajmin që Vuçiq kishte dalë bashkë me babain e tij, Angjelko Vuçiq, për të demantuar pretendimet rreth tij dhe Fahri Musliut, kishte shkruar se është e kotë pa e bërë testin e poligrafisë dhe testin e ADN-së, bashkë me Fahri Musliun.
Kjo kishte nxitur reagime të shumta në rrjete sociale dhe ka bërë që Vela ta mbyll edhe profilin e tij në platformën “X”.
Ndryshe gazetari në pension Fahri Musliu në vazhdimësi ka demantuar pretendimet se “është babai i Aleksander Vuçiqit”, duke sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë qenë vetëm kolegë të mirë.
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...