Lajme

Vela: BIA serbe ndaloi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufi

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 01 May 2023

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.

Vela thotë se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.

“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit”, ka shkruar Vela.

-Advertisement-

“Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes”.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera