Lajme

Vehbi Kajtazi: Vjosa Osmani nuk bëhet president, pozicioni i Haradinajt tani është ende më i qartë e më i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 24 January 2021

Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Analisti Vehbi Kajtazi thotë se Vjosa Osmani nuk bëhet president, ngase, siç thotë ai, sepse i duhen vota.
“Nëse Vetëvendosje nuk arrin me i pas 80 vota në Kuvend do ti duhet koalicion”.

“Me automatizëm duhet me heq dorë prej koalicioni, prej kryeministrit nuk heq dorë, por nga Presidenti”, ka thënë Kajtazi.

-Advertisement-

Vehbi Kajtazi shtoi se Vjosa Osmani nga i gjithë ky proces del e djegur politikisht.

“Kur e shohim pozicionin e Haradinajt, ai është deklaruar vazhdimisht se nëse nuk është president ai vendin e qon në zgjedhje. Duke qenë në qeveri ai ishte i gatshëm ta rrezojë Qeverinë për ta marrë presidentin. Pozicioni i tij tani është ende më i qartë e më i fuqishëm. Nëse VV i duhet voto e AAK-së atëherë duhet ta dorëzojë këtë pozitë tek AAK”, tha ndër të tjera Kajtazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera