Lajme

Vehapi: Historia e shqiptarëve është plot luftëra

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 12 May 2017

Sot u mbajt akademi solemne dhe program kulturor-artistik në kuadër të “Javës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Komunës së Rahovecit”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me këtë rast tha se sot po kujtojnë Milaim Krasniqin dëshmor dhe të gjithë të dëshmorët tjerë që ranë për liri.

Ai theksoi se dëshmori Krasniqi u bë themel i lirisë në Rahovec, ndërsa veçoi edhe liridashësin e kombit shqiptar Ukshin Hoti. “Historia e shqiptarëve është plot luftëra dhe djemtë tuaj që kanë rënë në luftën e fundit janë viganë të lirisë”, tha kryetari Vehapi. Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati tha se historia e lavdishme e shqiptarëve është e vulosur me sakrificën e dëshmorëve që ranë në luftën e fundit. “Amanetin e të rënëve për liri ta bëjmë realitet”, theksoi Gucati.

-Advertisement-

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së UÇK-së për Rahovec, Vajdin Berisha me këtë rast duke kujtuar të rënët tha se veprat e tyre janë të lavdishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera