Sport

Vedat Muriqi zbulon se çka i tha trajneri i Gjeorgjisë, flet edhe për formën e dobët të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 12 October 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas humbjes nga Gjeorgjia, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi pas ndeshjes ka thënë se trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol, e ka lavdëruar shpirtin luftarak të Kosovës.

“Po, pas ndeshjes trajneri e lavdëroi shpirtin luftarak të Kosovës, derisa pati lëvdata për mua duke me thënë se i pëlqej si lojtar”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

-Advertisement-

Me pas sulmuesi i Lazios u shpreh se duhet ta marrin se paku një pikë në Greqi, teksa shtoi se nuk i shfrytëzoi raste e sontme.

“Duhet të punojmë dhe së paku të marrim së paku një pikë në Greqi. Kemi kualitet dhe ndonjëherë na duhet fati siç ishte ai në fund të ndeshjes, ku pavarësisht rastit lojtari e humbi atë, por këto gjëra ndodhin. Kisha raste, nuk i shfrytëzova, kështu që së pari duhet të kritikojmë veten dhe tani të shohim para”, ka thënë Muriqi.

Kosova ndeshjen e fundit e luan në udhëtim te Greqia në muajin nëntor./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera