Sport

Vedat Muriqi nuk kursen fjalët për gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 05 December 2019

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke treguar formë të lartë me Fenerbahçen në Turqi.

Lëndimi që e shtyu të mbetej për 3 javë jashtë fushë, nuk i ka penguar të shënoj gola dhe asistime.

Në përgjithësi, Muriqi ka realizuar 8 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat me ekipin turk.

-Advertisement-

Për këtë sukses, sulmuesi kosovar ia ka atribuar meritën edhe gruas së tij, Edibes.

“Kur një burrë ka paqe e rehati në shtëpi, pjesa tjetër vjen vetë. E falënderoj shumë gruan time, e dua shumë” ka deklaruar Muriqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera