Sport

Vedat Muriqi, marrëveshje me Galatasarayn

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 01 July 2019

Vedat Muriqi e ka gjetur gjuhën e përbashkët me gjigantin turk nga Stambolli, pritet marrëveshja në mes të klubeve, Galatasaray dhe Rizespor

Nga sezoni i ardhshëm Vedat Muriqi do ta veshë fanellën e Galatasarayt, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar ka arritur marrëveshje me gjigantin nga Stambolli.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i përfaqësuesit kosovar, Haluk Canatar.

Sipas tij, Muriqi e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Galatën, ndërsa tash pritet edhe marrëveshja në mes të dy klubeve.

“Ne kemi marrëveshje me Galatasarayn, ka thënë menaxheri turk.

“Vedati planifikon ta vazhdojë karrierën në Galatasaray. Ai është gati të nënshkruajë, ne e kemi arritur marrëveshjen. Tash, Galatasaray duhet të merret vesh me Rizesporin”, ka shtuar Canatar.

Fenerbahçe është po ashtu e interesuar për 25 vjeçarin, i cili i ka shënuar 17 gola dhe i ka bërë 8 asistime në 36 ndeshje për Rizesporin sezonin e fundit.

Futbollistin e duan edhe në Spanjë, Francë, Belgjikë e Greqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera