Vedat Muriqi: Golin e parë ia dedikojë shqiptarisë
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 16 September 2020
Afrimi më i rëndësishëm i klubit të Lazios në këtë merkato vere është padyshim sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ekskluzivisht për Top Channel ka ndarë emocionet e para vetëm pak orë pas firmës me lacialet.
Gazetarja: Vedat si ishte të firmosje për Lazion?
Vedat Muriqi: Ndihem me të vërtetë mirë. Kam bërë besoj një hap të madh në karrierën time dhe shpresoj se do e vazhdoj formën aktuale. Pata shumë mesazhe urimi nga të gjithë shokët, familjarët, por edhe shumë njerëz që nuk i njoh.
Gazetarja: A ndikoi fakti që drejtori sportiv i Lazios është Igli Tare për të marrë këtë vendim?
Vedat Muriqi: Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%.
Gazetarja: Cilit ke menduar t’i dedikosh golin e parë me fanellën e Lazios?
Vedat Muriqi: Unë gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikon shqiptarisë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre.
Gazetarja: Vedat si i ke marrëdhëniet me gjuhën italiane dhe a të pëlqen qyteti i Romës për të jetuar?
Vedat Muriqi: Kam një javë që mbaj kurse italishte dhe kam mësuar disa fjalë, por besoj se s’do kem problem të mësoj. Roma është një ndër qytetet më të bukura në Evropë po ashtu kam jetuar dhe në Stamboll dhe janë të ngjashëm vetëm se atje sistemi evropian është pak më ndryshe. /Top Channel/
Të tjera
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...