Sport

Vedat Muriqi, është gati për përballjen me gjigantin gjerman

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 29 July 2019

Vedat Muriqi ka udhëtuar sot me Fenerbahcen për në Gjermani ku pritet që të këtë përballje të forta në kuadër të turneut Audi Cup

Sulmuesi kosovar, i porsa transferuar në skuadrën e Fenerbahces ka udhëtuar për në Gjermani.

Ai pritet që nesër të luajë kundër gjigantit gjerman, Bayern të Munichut.

-Advertisement-

Ndeshja në mes të Fenerbahces do të zhvillohet nesër në ora 20:30.

Pjesë e turneut Audi Cup janë Bayern, Fenerbahce, Real Madrid dhe Tottenham.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë që Muriqi t’i tregojë aftësitë e tij edhe kundër skuadrave të mëdha, siç është Bayern.

Në ndeshjen tjetër pritet të luajnë Real Madrid-Tottenham.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera