Sport

Vedat Muriqi: E falënderoj Allahun çdo ditë

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 21 November 2019

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar të luaj në Turqi, shkruan Gazeta inFokus.

Shtatlarti kosovar po kalon në formë jetësorë me Fenerbacen dhe për shumë tifozë të klubit turk ai tashmë shihet si hero.

Në një intervistë për mediumin turk NTV, Muriqi ka thënë se për këtë e falënderon Allahun çdo ditë.

-Advertisement-

“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë do të vijë në Turqi. Do të luaj futboll në Turqi. Tashmë jam duke luftuar për Fenerbahcen. Kështu deshti fati, andaj unë e falënderoj Allahun çdo ditë” deklaroi Muriqi.

Sulmuesi prizrenas ka dy javë që është lënduar dhe lëndimi i tij u vërejt në dy ndeshjet e fundit që Kosova i humbi ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Vedat Muriqi pritet të kthehet nga lëndimi në fund të muajit nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera