Lajme

Veç vërejtje policit për ankesën e investitorit gjerman (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 24 June 2017

Policit Dibran Fejzullahu i është shqiptuar vetëm vërejtje me shkrim, edhe pse një investitor gjerman ishte ankuar se ky polic nuk po e lë të punojë.

Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi të gjeturat e një hulumtimi rreth një gurthyesi në kodrën e Cerrnushës mbi fshatin Kçiq të Mitrovicës dhe pretendimet e një shtetasi gjerman se u pengua nga një zyrtar policor i quajtur Dibran Fejzullahu.

Dibran Fejzullahu vazhdon të punojë punën e policit të Kosovës pa u shqetësuar shumë sepse organet e zbatimit të ligjit në Kosovë- policia e prokuroria ia kanë mbyllur rastet për pretendimet e gjermanit Tomas Rusche se u pengua të punojë nga ky polic.

-Advertisement-

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte kërkuar nga Policia e Mitrovicës lejimin e intervistimit të policit Fejzullahu në lidhje me gurthyesin mbi Kçiq, por kërkesa nuk u miratua nga zëdhënësi Avni Zahiti.

Adresa tjetër e DnK-së- Inspektorati Policor i Kosovës e konfirmoi se gjatë hetimeve nuk ka gjetur elemente të veprës penale të policit Fejzullahu, por rastin e tij e ka dërguar Drejtorinë e Standardeve Profesionale.

Ankesën e shtetasit gjerman për pengim në punë nga polici Fejzullahu, inspektorati e kishte pranuar në vitin 2014.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera