Rozë

“Veç trimat hajnë plum b…” – Vazhdon sherri i bujshëm mes Noizyt dhe Stresit

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 10 January 2020

Noizy dhe Alketa Vejsiu sollën një fotosesion të ri të markës së veshjeve “Illyrian Bloodline”, ku dhe u shfaqen në kopertinën e Revistës Class, ndërsa titulli “Ilirianët e kohës moderne” i pengoi reperit Stresi i cili dhe reagoi, shkruan GazetaBlic.

Stresi i tha Noizyt se ai vetëm shqiptar nuk është, por gollobordas, e padyshim nuk kishte se si të mungonte dhe reagimi i Noizyt.

Përmes një postimi, të cilin më pas ai e ka fshirë, Noizy është tallur me Stresin, ndërsa ka zbuluar se më parë llogaria e reperit ishte me emrin “Vlonjati”.

-Advertisement-

Por, pikërisht ky titull i revistës nuk është pritur mirë nga Stresi, i cili kishte rënë në qetësi për sherret e bujshme me Noizyn.

Reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku ai thotë se vetëm shqiptar nuk janë, ndërsa i ka sharë sa i përket publicitetit që po bëjnë.

“Ilirian do të thotë ilir 100% shqiptar, por më vjen keq sepse kur s’je shqiptar je gollobordas, si ke me e përfaqësu këtë emër kur sje shqiptar. Fuck your publicity”, shkruan Stresi.

Mirëpo, shumë shpejt ai u bë pishman për atë që publikoi dhe nuk shkoi gjatë ai e hoqi postimin fare nga llogaria e tij.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera