Lajme

“Veç të vrấrë munden me më kapë”, Artan Hajrizi rrëfen se çfarë i tha Fatoni

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 18 July 2024

Artan Hajrizi, i kërkuari nga autoritete serbe për vrasjen oficerit policor në Serbi është lajmëruar nga stacioni policor në Gjermani.

Gjatë një prononcimi për Insajderin, Artan Hajrizi ka deklaurar se nuk është fajtor për vrasjen që po akuzohet nga autoreitet serbe.

Ndonëse, pasaporta dhe një dokument gjerman janë gjetur nga policia serbe në vendin e krimit me emrin e Artan Hajrizit, ai thotë se dokumentet identifikuese ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi i cili ndodhet në arrati.

-Advertisement-

Ai ka treguar fjalët e Fatonit, i cili është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe nuk do të mund ta kapin të gjallë, vetëm të vrarë.

“Çka ka bo ai nuk është mirë, nuk bëhen ato sene. Na si familje i kemi thanë dorëzohu, jo thojke në Evropë jam dalë, jo knej jam dalë. Ato sene që i bën nuk janë të mira. Prej që jam ardh në Gjermani nuk jam marrë me sene të këqia, as në Kosovë nuk ka probleme. Nuk ekziston emri jem për naj vërejtje

“I shqetësum jam se emri u dalë pa bo kurgjo. Fatonit çka me i thanë. Një sen e ka thanë, sdi a pe kuptoni, veç lule me më qit, se mu dorëzu nuk dorëzohna. Veç të vrarë munden me më kap, të gjallë jo. Unë nuk kam çka me thanë, as nuk më ngon mu, as nanën, as babën as kërkënd. Krejt me shkollë, njo po del haram. Nuk jem na të këtyne seneve”, tha Artan Hajrizi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera