Fokus

Veç gardianëve serb, Albin Kurti thotë që në burg e rrahu edhe berberi që ia preu flokët

Autori: Halil Berisha 20:13 | 24 August 2019

Dersa ishte në burgjet e serbisë, Albin Kurti, thotë që pati tortura e rrahje nga gardianët serb.

Por, kur hyri në burg, Albin Kurtit, i ishte dashur të ia prisnin edhe flokët.

Këto të fundit thotë që vet nuk i preu më parë me një qëllim, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por, n’Konak, emision televiziv i gazetës inFokus, Albin Kurti tregon se berberi veçse ia preu flokët edhe e rrahu.

“Një berber në burgun e Prishtinës, i cili të nesërmen e arrestimit tim edhe mi preu flokët edhe më rrahu, sepse dëshironte t’i pëlqente gardianëve serb, se si po ua kryen një pjesë të punëve atyre, pra nuk u mjaftuan me atë rrahjen e gardianëve por edhe berberi apo brica siç e thirrnin të gjithë më rrahu mua”, ka thënë Albin Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera