Lajme

Veç 500 shtëpive, Erdogan jep edhe ndihmë tjetër Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 08 December 2019

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri, do të zgjasë deri në një vit. Erdogan u shpreh se një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale.

“Sa i përket ndërtimeve të banesave kanë filluar punimet atje. Të gjitha ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri. Mezi pres që të vendosin për vendin e ndërtimeve që të fillojnë sa më shpejtë. Një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale. Ministri më tha që për 6 muaj është e kryer, por unë them brenda ose maksimumi për një vit kryhen ndërtimet. Për shkak të ftohtësisë së dimrit kemi vendosur që të ngremë edhe çadra speciale për dimër, i kemi dhënë urdhër gjysmëhënës së Turqisë e më pas ushtria do i dërgojë që të ndihmojmë popullin që janë pa shtëpi”, tha Erdogan.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera