Lajme

Vdiq profesori, Shefki Sejdiu

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 24 July 2023

Pas një sëmundje të rëndë, të dielën ka vdekur profesori Shefki Sejdiu në moshën 88-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Profesor Sejdiu karrierën e tij prej mësimdhënësi e ka filluar në Gjimnazin e Podujevës, pastaj atë të Prishtinës dhe më vonë pas kryerjes së studimeve pasuniversitare dhe atyre të doktoraturës, të cilat i përfundoi me sukses në Universitetin e Zagrebit, ai ishte profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.

Profesor Sejdiu ishte njohës i shkëlqyeshëm i gjuhëve romane dhe në veçanti i gjuhës frenge dhe latine.

-Advertisement-

Profesor Sejdiu do të lë gjurmë të pashlyeshme në fushën e gjuhësisë shqiptare si edhe në gjuhët romane, duke e kurorëzuar veprimtarinë e tij shkencore me botimin e një numri të madh të veprave dhe punimeve shkencore.

Për qëllim të hulumtimeve shkencore, si dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore, ai ka qëndruar në një numër të madh të universiteteve evropiane si në Francë, Itali, Portugali, Rumani, Bullgari, Kroaci etj.

Pas ndërtimit të institucioneve demokratike të vendit në periudhën e pasluftës, gjatë legjislaturës së parë, ai ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.

Varrimi i tij bëhet në Prishtinë, sot më 24 korrik 2023 në ora 17 në varrezat e qytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera