Vdiq dhe u dogj në mënyrë enigmatike profesori Hazir Qorraj
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 18 December 2018
Vdiq dhe u dogj profesori nga Drelaj i Rugovës, ditën e diel. Kushërira e tij, që jeton afër kasolles që mori flakë për shkak të një gabimi trashanik të policisë, rrëfeu për Gazetën Express të gjithë ngjarjen e asaj dite.
Hazir Qorraj ishte profesor dhe jetonte në qytetin e Pejës. Por, para pak kohe, ai u zhvendos në kasollen e tij në Drelaj të Rugovës, ku edhe jetoi i vetëm.
Ditën e diel, ai u gjet i vdekur në shtëpinë ku rrinte i vetëm. Por kjo ngjarje nuk mbyllet vetëm me vdekjen e tij.
Kjo ngjarje u kompliku, pasi në ditën që u gjet trupi i tij, në prezencë të policisë, u dogj kasollja ku qëndronte trupi i vdekur i Hazir Qorraj.
Gazeta Express ka qëndruar sot në Drelaj të Pejës, nga aty solli edhe pamje të kasolles së djegur tërësisht dhe në të cilën kishin mbetur vetëm enët e hekurit dhe një shporet i drurit. Të tjerat, ishin bërë shkrumb e hi.
E nga Inspektorati Policor i Kosovës, i kanë thënë Expressit se për trajtim jo adekuat të vendit të ngjarjes, janë suspenduar deri në përfundim të hetimit dy zyrtarë policor.
“Inspektorati Policor i Kosovës i ka përcjellë sot rekomandimin Policisë së Kosovës për vazhdimin e suspendimit të dy zyrtarëve policorë deri në përfundimin e hetimit”, thuhet në përgjigje të IPK’së.
E kushërira e tij, e cila jeton pak metra poshtë kasolles së djegur, rrëfeu gjithçka për ditën që ndodhën të gjitha këto; nga momenti kur u gjet i vdekur e deri tek momenti kur kasollja mori flakë.
Por, fillimisht, ajo tha se Hazir Qorraj kishte të meta mendore. Madje, jo shumë kohë para vdekjes së tij, ajo tregoi se e kishte parë Qorrajn ta ketë ndezur dritën e brendshme të kasolles dhe e kishte parë edhe duke lëvizur.
“Ai rrike vet këtu se u kanë si i smutë. Po, ky ka kry shkollë të madhe ka kry. E ni ditë, e pava ni dritë dhez qaty ku rrike ai, edhe e shihsha që po enet nëpër shpi”, rrëfeu e moshuara për Express.
Po atë ditë që u gjet i vdekur, ajo tregoi se për vizitë Qorrajt i erdhi një kushëri për t’i sjellë ushqim.
“E ka thirrë te dera po ai nuk dilke. Kur kena shku me kqyr, kërkund nuk pati sheja që ka dalë prej shpisë, nuk u pa kërkun shenja në borë. Po, djali i kunatit tem afrohet edhe e sheh prej dritare që ai ish i shtrimë, e i mbulum”, rrëfeu zonja.
Duke u frikësuar se ka mundur të ndërrojë jetë, ajo tha se menjëherë i kanë lajmëruar policinë dhe mjekët. Por, me të arritur në vendin e ngjarjes, duke tentuar mjekët të hynë brenda kasolles, e moshuara tha se, ishte e pamundur të hapej dera për shkak se Hazir Qorraj kishte bllokuar derën më gjësende që kishte vendosur në mënyrë që mos ta hapte askush nga jashtë.
“Tani i kena thirrë mjekët edhe policinë. Erdhën dy mashkuj edhe një femën. Kur deshtën mjekët me hi mrena, ai kish qit gjithcka te dera, e kish blloku derën. Mezi e kanë celë derë, me sakicë e me tërrnokopa. E kanë thy derën qështu edhe kanë hi mrena.”, rrëfeu ajo për ekipin e Gazetës Express.
Mjekët më pas, arritën të konstatojnë vdekjen e tij, duke thënë se nuk ka shumë kohë që ka ndërruar jetë.
Djegia e kasolles bashkë me trupin e vdekur të Hazir Qorrajt
Përderisa zyrtaret policorë ishin duke pritur edhe njësitin e hetimeve për të arritur në vendngjarje për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore, papritmas kasollen e drurit e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht.
Por, sipas zonjë së moshuar, që hasi të jetë edhe kushërira e të ndjerit Qorraj, ajo i ftoi për kafe dhe qumësht të nxehtë ekipin që qëndronin jashtë.
Sipas saj, disa prej tyre qëndruan jashtë, e disa të tjerë hynë brenda për të pirë kafe.
Për këtë rast, policia i ka suspenduar dy zyrtarë policor, por e moshuara tha se nuk ishin vetëm dy policë që shkuan për të pirë kafe brenda, kishte më shumë.
E lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Pejës, në një përgjigje thanë se nuk mund të japin informata më shumë, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve.
“Policia thanë që duhet me prit me ardh edhe dikush me kontrollu venin. Edhe, tani, unë jau qita ka ni kafe. Sa kanë ardh, janë hi mrena me pi kafe, veç kur e mërtheu flaka shpinë”, rrëfeu kushërira e viktimës, për Express.
“Jau vlova ka ni veksh tamël, po nuk deshtën, e ju qita kafe. Dikush rrike jashtë pijke kafe e dikush mrena, se ftoft u kanë shumë”, tha ajo.
Momenti i djegies, kushërira e viktimës, tha se ishte shumë i shpejtë, “për 1 minutë u kall villa”.
Me të parë flakën e madhe, ajo tha se deshi të nisej që ta nxirrte trupin e Hazir Qorrajt nga aty, por policia e ndaloi.
“Oo, thash hajde po shkojmë pe nxjerrim kufomën, mos të kallet kufoma, po policia më kapën e më thanë ‘a je normal ti, qysh me nxjerr kufomën, a pe sheh qe e ka kap flaka në tana anët’”, thotë e moshuara t’i ketë thënë policia.
Policët e suspenduar, të cilët ishin caktuar ta ruajnë vendin e ngjarjes, derisa të shkonte forenzika aty, janë B. Ademi dhe F. Bajraktari.
Kurse, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit si dhe nga të gjeturat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe raportit zyrtar të ekspertëve të zjarrit që kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.
E Prokuroria Themelore e Pejës, për Express thanë se lidhur me këtë rast, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për ta ndriçuar këtë çështje penale, por për shkak të konfidencialitetit, në këtë fazë, nuk mund të jepen informata të mëtutjeshme.
Të tjera
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...