Lajme

Hoxhaj reagon ndaj vendimeve të BE-së për bllokimin e bisedimeve të këtyre dy shteteve

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 18 October 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për bllokimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, është shprehur se sot kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka rënë shumë poshtë.

Ai ka shkruar se bllokimi i bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është gabim i madh i Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

“Sot, kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka rënë shumë poshtë. Trajtimi i padrejtë që i bëhet Kosovës rreth liberalizimit të vizave, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, janë një gabim shumë i madh. Mungesa e vizionit strategjik për rritjen e BE-së në këtë rajon, lejon që vende jo-demokratike të mbushin zbrastirën.”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera