Lajme

Vdẹsin dy persona, një në Suharekë e një në Gjakovë- Policia po heton rastet

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 18 August 2024

Një burrë në Suharekë është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Rasti po hetohet nga Policia.

“HETIM I VDEKJES- Suharekë 17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

-Advertisement-

Ndërsa në Gjakovë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë 17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera