Lajme

Vdesin 23 persona në minierë, në Pakistan

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 06 May 2018

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në një minierë në Pakistan, pas shpërthimit të gazit metan nën tokë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në një minierë qymyri, në qytetin Kuetta të Pakistanit.

Një ditë më parë, u arrit që të nxirreshin 16 trupat e pajetë të minatorëve, ndërsa 7 dolën ditën e sotme.

-Advertisement-

Sipas mediave pakistaneze, në orarin e punës kur ka ndodhur shpërthimi, në minierë ndodheshin 25 deri në 30 minatorë.

Në minierat e rajonit edhe më parë ka pasur aksidente për shkak të mos marrjes së masave të nevojshme të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera