Lajme

Vdesin 10 persona për një ditë nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 19 February 2021

Vetëm brenda 24-orëvë në Kosovë kanë ndërruar jetë 10 persona nga koronavirusi.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes njoftimit të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa mosha më e re është 54 vjeç i cili vjen nga komuna e Prizrenit.

-Advertisement-

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në raport.

Gjatë 24-orëvëe në Kosovë janë infektuar 340 persona dhe shëruar 411 të tjerë.

Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera