Lajme

Vdesin 10 persona pasi konsumuan lëng portokalli me afat të skaduar

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 16 April 2021

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital pasi pinë lëng portokalli të skaduar në Nigeri.

Pijet e prodhuara në vend zakonisht blihen me shumicë nga dyqanet lokale ose shitësit e rrugës dhe përgatiten duke shtuar ujë.

Maloku i del në krah mjekut nga Podujeva: Ja çfarë të thonë në Slloveni nëse shkon pas orarit

-Advertisement-

Në një video mesazh, Aminu Ibrahim Tsanyawa, komisioneri i shëndetit në Kano, tha se më shumë se 400 njerëz ishin sëmurë pasi kishin konsumuar lëng portokalli të skaduar.

Simptomat e pacientëve përfshijnë të vjella, diarre dhe gjak në urinë. Disa kanë raportuar gjithashtu se kanë marramendje.

Hetimet ende vazhdojnë ndërsa qeveria i ka kërkuar popullit që të kontrollojë datat e skadencës.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse uji i ndotur në përgatitjen e pijeve mund të jetë një shkak për ngjarjen e rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera