“Vdesë” ideja për “mini shengenin” ballkanik, BE-ja nuk po e mbështet
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 22 February 2020
Iniciativa rajonale e ashtuquajtura “mini-shengeni” ballkanik nuk po e merr mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Përkundër se ka rreth katër muaj prej takimit të parë në Novi Sad, e më pas në Ohër, e Tiranë asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, në asnjë dokument të rëndësishëm nuk i ka dhënë mbështetje kësaj ideje. Kështu deklarojnë për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë.
Sipas Demush Shashës nga instituti ‘Epik’, ideja e mini-shengenit ballkanik ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetojë brenda procesit të Berlinit.
“Tani bëhen katër muaji që nga lanësimi i mini-shengenit në Novi-Sad. Qe katër muaj asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, asnjë dokument i rëndësishëm i BE-së nuk e ka mbështetur shprehimisht idenë e mini-shengenit. Kjo ka një arsye se qëllimet e mini-she ngenit janë në duplifikim të plotë me procesin e Berlinit. Prandaj nuk asnjë sens të fillohet një proces i ri, duke qenë se procesi i Berlinit ekziston tani e katër-pesë vite…duke e njohur që është një ide që synon katër lirit themelore të BE-së dhe duke njohur faktin që asnjë zyrtarë i lartë i BE-së nuk është duke e mbështetur këtë ide, konsideroj se kjo ide ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetoj brenda procesit të Berlinit…është një anomali që një iniciativë që synon katër liritë themelore të BE-së të mos diskutohet fare nga BE dhe fare të mos jetë pjesë e diskutimeve të liderëve të Ballkanit perëndimor. Prandaj ajo në vetveti është ajo mesazh për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor se BE nuk e sheh në prioritet dhe nuk ofron mbështetje për këtë iniciativë”, thotë ai.
Skeptik se do të arrihet të përfundohet kjo iniciativë është edhe drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj.
“Nuk besoj që BE apo ShBA shpenzojnë energji, apo para për një ide të tillë që mund të jenë të përkohshme sepse gjitha këto pretendojnë me qenë pjesë e BE-së. Ndoshta kjo është arsyeja pse kemi një hezitim për me mbështet këtë ide. Qoftë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, qoftë nga ShBA”, thotë ai.
Ndërsa, analisti politik, Faton Abdullahu i bëri thirrje qeverisë re që të jenë më të qartë për këtë iniciativë rajonale.
“Kosova në përgjithësi dhe Qeveria jonë në veçanti nuk ka qasje të qartë sa i përket mini-shengenit. Duhet të jetë shumë më e qartë në vendimet dhe synimet që i ka për të na dhënë arsyetimet pse është kundër mini-shengenit. Ta dina të gjithë cilat janë arsyet për të qenë kundër , thotë ai.
Iniciativa për formimin e një mini-shengeni ballkanik qysh në nisje të saj nuk e ka pasur përkrahjen e institucioneve kryesore në Kosovë.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...