Lajme

Vdes zyrtari shumëvjeçar i Gjykatës së Pejës

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 17 Dhjetor 2021

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar për vdekjen e referentit shumëvjeçar, Menduh Dejollit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kryetari i Gjykatës, Armend Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe referentit shumëvjeçar, punëtor dhe të zellshëm të Gjykatës Themelore në Pejë, z. Menduh Dejolli. Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy