Lajme

Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 12 April 2021

Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njofton për vdekjen e Byrhan Buçinca, Koordinator për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës.

“Burahnin do ta kujtojmë si njeri të urtë, e dashamirës, por edhe si njeri që ka kanë dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve të tij”, shkruan ajo.

Njoftimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Sot morëm lajmin e hidhur që Byrhan Buçinca, Koordinatori për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës, nuk është më në mesin tonë. Byrhani si punëtor i zellshëm dhe në krye të detyrave që i janë parashtruar do t’i mungojë Kuvendit të Kosovës, administratës, dhe deputetëve të zgjedhur të popullit, të cilët në qendër të punës së tyre e kishin profesionalizmin e tij. Burahnin do ta kujtojmë si njeri të urtë, e dashamirës, por edhe si njeri që ka kanë dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve të tij.

Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Buçinca, dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre, që njëherazi është edhe humbje e jona si shoqëri.

U prehtë në paqe Byrahn Buçinca, e u kujtoftë përherë njerëzia dhe e puna e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera