Lajme

Vdes veterani i UÇK-së, Shyqeri Hasani

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 27 June 2022

Sot ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik e veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyqeri Hasani, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se shembulli i tij, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove

-Advertisement-

“Shembulli yt, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove, do të rroj në lavdinë e luftës çlirimtare dhe veprimtarisë kombëtare, në virtytet e çmuara njerëzore e profesionale që le pas, si kujtimin më të vlefshëm për ferizajasit e më gjerë”, ka shkruar Aliu./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera