Lajme

Vdes veterani i luftës, i prekur me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 10 July 2020

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19.

-Advertisement-

Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera