Lajme

Vdes tragjikisht i riu nga Deçani

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 17 December 2021

Sot ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Lloqan komuna e Deçanit.

Mësohet se i riu nga Deçani humbi jetën tragjikisht, pasi zjarri e ka kapluar shtëpinë e tij, në orët e hershme të mëngjesit.

Për vdekjen tragjike të tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Deçanit.

-Advertisement-

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka shprehë ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit.

Ndryshe, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera