Vdes Skënder Ghilaga, shqiptari që la gjurmë gati në të gjitha ndërtesat e famshme të Manhattan
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 15 January 2021
shte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Jeta e tij është përshkruar më së miri në librin e njohur voluminoz “Shqiptarët e Amerikës” të botuesit Vehbi Bajrami
Skënder Ghilaga, një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmin ia komunikoi e bija, Emilie Ghilaga, botuesit të gazetës “Illyria”, në New York, Vehbi Bajrami, me të cilin Skënderi ka pasur miqësi të ngushtë. Sipas njoftimit të saj, inxh. Ghilaga ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri me vajzën e tij.
Skënder Ghilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA.
Jeta e tij është përshkruar më së miri në librin e njohur voluminoz “Shqiptarët e Amerikës” të botuesit Vehbi Bajrami.
Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City.
Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.
Veprat e punës së tij shkojnë përtej kufijve amerikanë. Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll, Istanbul. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj.
Bashkë me bashkatdhetarin Dino Asanaj, kanë ndërtuar Fshatin Ndërkombëtar, në Prishtinë, Kosovë pas çlirimit të vendit prej NATO-s. Një nga investimet e para nga jashtë në vend.
Ghilaga ka qenë një aktivist i palodhur për çështjen kombëtare. Veç të tjerash ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkëthemeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregëtisë, me qendër në New York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.
Për këto veprimtari ka vepruar ngushtë sidomos me mikun e tij të ngushtë avokatin Bardhyl Tirana, si dhe me Prof. Sami Repishtin e figura të tjera të komunitetit.
Ai ka qenë gjithmonë një përkrahës dhe bashkëpunëtor i gazetës “Illyria”.
“Ishte inxhinieri më i njohur shqiptar në Amerikë”, tha me këtë rast, botuesi Vehbi Bajrami. “Një njeri me kuriozitet intelektual dhe që mbeti gjithmonmë i lidhur me komunitetin, Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare.”
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...