Lajme

Vdes redaktori i Radio Kosovës, Musë Preniqi, AGK ngushëllon familjen

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 02 August 2018

Gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i Radio Kosovës Musë Preniqi ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Me rastin e vdekjes së Preniqit ngushëllime familjes dhe kolegëve u ka shprehur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Vdekja e gazetarit Preniqi është humbje për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

-Advertisement-

Gazetari Musë Preniqi ka lindur me 1948 në fshatin Hade të Obiliqit. Ai mbahet mend për punën e tij profesionale në media elektronike dhe të shkruara në veçanti për raportimet e tij nga greva e minatorëve të Trepçës. Preniqi ka punuar si redaktor në Radio Prishtinë deri në vitet e ’90-ta. Ai ka qenë redaktor përgjegjës edhe i programit në Radio Kosovë deri ne vitin 2008, ndërsa së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera