Lajme

Vdes radiologu Halit Ymeri, Oda e Mjekëve shpreh ngushëllime

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 25 September 2024

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bëre se ka vdekur Prof. Asoc. Dr. Halit Ymeri, radiolog.

Në njoftimin e lëshuar kjo odë shpreh ngushëllime për vdekjen e të ndjerit.

“Specializimin për Radiologji diagnostike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, në vitin 1986. Ku njëherësh përfundoi edhe studimet pasdiplomike. Në vitin 2002 mbrojti temën e doktoraturës. Në vitin 1986, Prof. Asoc. Dr. Ymeri ishte asistent i lëndës së Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 2003 merr titullin profesor dhe më vone profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë”.

-Advertisement-

“Për vite më radhë u shërbeu qytetarëve të Kosovës në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij!”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera