Lajme

Vdes qytetari në Lipjan pasi u aksidentua me shtyllën e betonit

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 15 September 2020

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti të martën në Lipjan, konkretisht në aksin rrugor Rusinovc – Shalë.

Vetura ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të betonit, shkruan gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë (KK-Lipjan) ka ndodh një vetaksident trafiku, ku nje veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është perplas me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Failjare në Komoran.

Me hetimin e rrethanave se si ka ardh deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera