Lajme

Vdes punëtori shqiptar në Itali

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 13 September 2019

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Altamura. Një shqiptar 28 vjeç i quajtur Kreshnik Gockaj, djalë i ri me origjinë shqiptare, ndërroi jetë duke punuar në ndërtim.

“Një punëtor 28-vjeçar me origjinë shqiptare, Kreshnik Gockaj, vdiq pas një aksidenti ndërsa po punonte në një kompani betoni në Altamura, në provincën e Barit. Tragjedia ka ndodhur këtë mëngjes.

Mësohet se shqiptari ishte rrëzuar dhe është shtypur nga një makinë që thyen gurët. Megjithë ndërhyrjen e policisë ka qenë e pamundur shpëtimi i jetës së punëtorit. Karabinierët dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ndërsa ndodhia po hetohet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera