Lajme

Vdes punëtori i Postës së Kosovës, ishte i prekur me koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 24 June 2020

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor i Postës së Kosovës, XH.C, ka ndërruar jetë sot, ai ishte i prekur me koronavirusin.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte nga rajoni i Prizrenit.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postës se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente pikëllimi, Sindikata e Punëtorëve te Postës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij dhe te gjithë punëtorëve të postës. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera