Lajme

Vdes pronari i restorantit në Ferizaj në të cilin kishte ndodhur shpërthimi

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 10 June 2021

Ka vdekur Genc Sopa, pronari i “Steak House”, restorantit ku kishte ndodhur shpërthimi.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
“Sot na erdh lajmi për vdekjen e Genc Sopës, afaristit, mikut, dhe një djali shembullor të qytetit.

Ganci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli. Ngushëllimet më t’sinqerta për familjarët dhe gjithë miqtë e tij të shumtë. Të jetë i përhershëm kujtimi për Gencin!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Nga ky shpërthim ka vdekur një vajzë 20-vjeçare dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë.

Shpërthimi i papritur i bombolës së gazit që përmbante 25 litra, e vendosur në kuzhinën e restorantit “Steak House” në Ferizaj, ka lënë 44 persona të lënduar si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruan Express.

Zjarri i shkaktuar i detyroi njerëzit që për një moment të dilnin nga aty, duke lënë mbi tavolinë telefonat, xhaketat e gjësendet e tjera.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë bërë akoma të ditura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera