Lajme

Vdes profesoresha argjentinase prej Covid-19, po jepte mësim online

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 09 September 2020

Profesoresha Paola De Simone, 46-vjeçe nga Argjentina , po jepte mësim online nga shtëpia për studentët e saj, pasi që ishte e infektuar me Covid-19.

Siç raportojnë mediat lokale, në mes të mësimit u rrëzua dhe mbeti e vdekur në vend, ku më pas menjëherë është shfaqur ndihma e shpejtë.

Personi i parë që kishte arritur të ajo ishte bashkëshorti që ishte me profesion është mjek, por Paola në ato momente kishte ndërruar jetë.

-Advertisement-

Profesoresha universitare e cila ligjëronte historinë e shekullit të 20-të, në një moment u ndje keq dhe kishte probleme me frymëmarrje, ku studentët e saj që ndiqnin online, ligjëratën reaguan shpejtë duke i telefonuar ndihmës së shpejtë që të niset në apartamentin e saj.

“Nuk po mundem”, dëgjohej mezi duke thënë pak sekonda para se të rrëzohej në tokë.

Se ka probleme me shëndetin De Simone nuk e kishte fshehur për asnjë moment.

“E kam shumë të vështirë. Jam këtu në shtëpi për më shumë se katër javë, kurse simptomat nuk po më largohen. Bashkëshorti im është lodhur shumë nga puna dhe orari i gjatë”, kishte shkruar ajo në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera