Lajme

Vdẹs pediatrja e Spitalit të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 22 July 2024

Vlora Ukimeraj, pediatrja e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës me anë të një postimi në ‘Facebook’, në të cilin shpreh ngushëllime për familjartë, miqtë dhe kolegët e të ndjerës.

“Ndahet nga jeta Dr. Vlora Ukimeraj. Dr. Vlora Ukimeraj përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa në vitin 2012 kreu provimin specialistik dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia e Neonatologjisë. Dr. Ukimeraj u shërbeu për vite më rradhë fëmijëve të qytetit të Prizrenit. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftimin e OMK’së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera