Lajme

Vdes nxënësja në Pejë, shokët e klasës dhe mësuesja të prekur thellë!

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 16 May 2021

Ka ndërruar jetë nxënësja e shkollës fillore “Dardania” në Pejë, Rrita Shabanaj.

Përmes një postimi në Facebook, zyrtarët e shkollës thanë se vdekja e saj i mërziti të gjithë

“Ndarja shumë e hershme nga kjo jetë ka prekur thellë zemrat tona, shokëve e shoqeve të klasës dhe mësueses që të deshi aq shumë“, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

SHFMU ”Dardania”

E diel, 16.5.2021

Lajmi i hidhur për humbjen tënde Rrita Adem Shabanaj, na mërziti të gjithëve.

Ndarja shumë e hershme nga kjo jetë ka prekur thellë zemrat tona, shokëve e shoqeve të klasës dhe mësueses që të deshi aq shumë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit!

U prehsh në paqe, engjëll!

Të trishtuar pa masë për humbjen tënde!

Shkolla “Dardania”, Pejë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera