Rajoni dhe Bota

Vdes numri dy i regjimit të Sadam Hussein, SHBA kishte ofruar 10 milionë për kokën e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 26 October 2020

Ezat Ibrahim al-Duri, numri dy i regjimit të Saddam Hussein, i njohur si “mbreti i klubit” në hartat e zyrtarëve të kërkuar nga amerikanët në vitin 2003, ka ndërruar jetë.

Informacioni u bë i ditur nga partia e tij dhe vajza e Saddam Hussein. Njeriu për kokën e të cilit Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 10 milionë dollarësh gjatë pushtimit që përmbysi partinë Ba’ath, e cila ka qenë në pushtet në Irak që nga 1968, ishte në arrati.

Ragad Saddam Hussein, vajza e madhe e diktatorit irakian, njoftoi në Twitter se ndjen keqardhje për vdekjen e Ezat Ibrahim, por nuk bëri të ditur vendin dhe shkaqet e vdekjes së tij.

-Advertisement-

Partia Ba’ath njoftoi gjithashtu në një deklaratë për vdekjen e nënkryetarit të Komandës Revolucionare dhe zëvendës presidentit të Irakut në vitin 2003.

Pas vitit 2003, anëtarët e partisë Ba’ath luajtën një rol kryesor në kryengritjen kundër amerikanëve dhe më pas iu bashkëngjitën Shtetit Islamik, i cili u mposht ushtarakisht në Irak në fund të vitit 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera