Lajme

Vdes një punëtor i Postës i prekur me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 08 August 2020

Ka humbur betejën me koronavirus, Azem Berisha, punëtor i Postës nga komuna e Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Ka vdekur edhe një persona si pasojë e koronavirusit, viktima ishte punëtor i Postës nga fshati Harilaq komuna Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

-Advertisement-

Ky është postimi i Topallit:

‘Sapo mora lajmin e dhimbshëm:
Azemi nuk i shpëtoi pandemisë
I tronditur:
Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë!
Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj:
Loriku mbrëmë më tha se je më mirë Azem e sot, sot ike për tu mos u kthye kurrë më. Ike shpejt bre Azem:
U rritëm bashk Azem dhe tani që mora këtë lajm të zi nuk po muj as të shkruaj e as të gjej fjalë!
U pafshim në Botën tjetër Azem!
Lamtumirë!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera