Lajme

Vdes një person pas aksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 09 July 2023

Në autostraden ”Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se policia e ka pranuar informatën në ora 17:40.

-Advertisement-

Përpos një personi të vdekur, tre persona kanë mbetur të lënduar – një prej tyre ka lëndime të rënda dhe është përcjellir në trajntim mjekësor.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor“, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka treguar se rruga momentalisht është bllokuar.

Polcia e Kosovës ka apeluar nga shofërët që të kenë kujdes në komunikacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera