Lajme

Vdes një person në qendrën e paraburgimit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 26 February 2024

V.M. ka vdekur mëngjesin e së hënës në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, duke thënë se i burgosuri ishte në trajtim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi për ta verifikuar shkakun e vdekjes, sipas SHKK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera