Lajme

Vdes një person në një lokal në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 24 August 2017

Një person ka ndërruar jetë dje në mesditë në qytetin e Pejës.

Sipas policisë së Kosovës, viktima ishte në një lokal kur iu keqësuar gjendja shëndetësore, transmeton Infokusi.com

Në vend të ngjarjes ka dalë ekipi i ndihmës së shpejt, të cilët e kanë transportuar viktimën në spitalin  e Pejës, ku dhe është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera