Lajme

Vdes një person në Malishevë, ngulfatet nga tymi derisa po provonte ta shpëtonte stallën që po digjej

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 04 August 2021

Një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës.

Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Tutje në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera