Lajme

Vdes një person në Junik, e zëri traktori me dru

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 13 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Junik ka vdekur pasi që dyshohet se është zënë nga traktori, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:44, e ku thuhet se viktima ishte duke punuar në dru për djegie.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar –përgatitur dru për djegie, dyshohet se është zënë nga traktori dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera