Lajme

Vdes një person në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 27 May 2017

Në Prelez të Ferizajit, sot  rreth  orës 10:30  ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku si pasojë ka humbur jetë me  drejtuesi i furgonit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i Emergjencës së QKMF-së dhe policia.

Sipas mjekut kujdestarë  në Emergjencën e QKMF-së Naim  Çerkini  ekipi i emergjencës  vetëm ka konstatuar vdekjen e  drejtuesit të makinës.

-Advertisement-

Viktima është  mashkull  i moshës rreth 55-60 vjeçare.

Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera